Site icon Telegrafi

Prishtina fillon përgatitjet me synim që ta mbajë pozitën e parë në Superligë

Lideri i Superligës, FC Prishtina, i ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror.

Skuadra është grumbulluar në stadiumin e 2 Korrikut, ndërsa filloi me seancë stërvitore në fushën ndihmëse të mbyllur po në këtë stadium.

“Kurse si rrallëherë nuk ka munguar asnjë futbollistë – të gjithë kanë qenë prezent. Po ashtu skuadra nuk ka probleme as me lëndime”.

“Përndryshe për momentin nuk ka asnjë lëvizje megjithëse deri më 31 janar është i hapur afati kalimtar”, thuhet në njoftimin e klubit.

Prishtina një fazë përgatitore do ta zhvillojë në Turqi ku do të takohet me klube të njohura ukrainase.

Klubi nga kryeqyteti do të qëndrojë dy javë në Turqi ku do të ndeshet në miqësore me anëtarët e elitës së Ukrainës, Desna, Olimpik Donjeck dhe Shaktar U21.

Prishtina stinorin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e parë me 39 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version