Site icon Telegrafi

Prishtina ‘fikë’ bastoret

“Interesimi për ta luajtur këtë ndeshje ishte i kënaqshëm. Mund të them se të gjithë kanë luajtur për fitoren e Prishtinës dhe vetë prezenca e kësaj skuadre në librin e basteve ka qenë i mirëseardhur për bastëvënsit këtu. Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë”, ka theksuar Zeqiri. “Besoj se pas këtij interesimi edhe ndeshja e radhës e Prishtinës do të jetë në bastore”, ka konfirmuar tutje Zeqiri.

Ky i fundit ka theksuar se ndeshja mes Pejës dhe Kozuvit nuk ishte në librin e basteve të ‘As’ por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të futet edhe skuadra pejane. E Zeqiri ka treguar se ka pasur shume bastëvenie nga jashtë Kosovës për ndeshjen Kumanovo-Prishtina, pasi ‘As’ është përfaqësi e kompanisë së basteve ‘Tipico’.

“Duke qenë se ne jemi përfaqësues të ‘Tipicos’, mund t’ua konfirmoj se ka pasur interesim nga disa vende të Evropës për ta luajtur këtë ndeshje. Shumica prej tyre kanë luajtur për fitoren e Prishtinës, pasi besoj se ata janë konsultuar dhe menduar mirë para se ta luajnë atë”, ka përfunduar Zeqiri. Mësohet se mijëra euro baste janë vënë për sfidën mes skuadrës maqedonase kundër prishtinasve. Ndryshe, kuota e fitores së Prishtinës është ndryshuar gjatë ditës së mërkurë, me kuotën e fundit 2,10. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version