Telegrafi

Prishtina-Ferizaj, derbi te hendbollistet nuk jep fitues

(Foto: kosovahandball.info)

Ashtu si pritej, ndeshja mes Prishtinës dhe Ferizajt në konkurrencën e femrave në henbdoll ishte dramatike.

Megjithatë, në fund nuk ka dhënë fitues, pasi kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat 35-35.

Prishtina e Ferizaj janë takuar të dielën pasdite në kryeqytet në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Skuadrat më shumë ishin të fokusuara në sulm dhe këtë e dëshmon numri i golave të shënuar.

Shumë gola ka pasur edhe në Klinë, ku u takuan Dukagjini dhe Kastrioti i Ferizajt. Fitore me rezultat 51-31 ka shënuar Kastrioti.