Prishtina ka shënuar fitore ndaj Ferizajt me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës.
Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen, ku kishin rast shumë të mirë me Albin Krasniqin, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri.
Me të filluar pjesa e dytë, Jean Michel Cavalli bëri disa zëvendësime, që dolën të qëlluara.
Leotrim Kryeziu i futur në lojë kaloi në epërsi skuadrën e Prishtinës kur shënoi për 1-0 në minutën e 61-të.
Ferizaj kishte mundësi me Sokol Kiqinën në minutën e 93-të, por ai fillimisht e qëlloi shtyllën, e pas topit të kthyer, gjuajti mbi portë.
Me këtë fitore Prishtina tani në 11 ndeshje të luajtura i ka 19 pikë, ndërsa Ferizaj mbetet në pozitën e tetë me 14 pikë./Telegrafi/
Standings provided by Sofascore