Prishtina i ka marrë tri pikët e para nën drejtimin e Mirel Josës, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 1-0.
Prishtina kishte shumë nga ndeshja, duke rrezikuar disa herë.
Fetahaj, Pefqeli dhe Mankenda rrezikuan në pjesën e parë, ndërsa Gashi dhe Ivani kishin raste për gjakovarët.
Pjesa e dytë nisi me e qetë për të dy skuadrat.
Por në minutat e fundit Prishtina provoi më shumë të fitojë.
Goli i fitores erdhi në minutën e 90, kur Mazrekaj asistoi te Dallku i cili shënoi gol të bukur.
Pas golit ankesat e shumta të Ismet Munishit bën që ai të largohet nga fusha.
Me këtë fitore Prishtina ka arritur të ngjitet në kuotën e 15 pikëve me vetëm dy pikë më pak se Llapi që është lider.
Vëllaznimi mbetet me 12 pikë. /Telegrafi/
Prishtina – Vëllaznimi 1-0
Prishtina: Bekaj, Maxhuni, Bashiru, Miftaraj, Dallku, Curri, Pevqeli, Boshnjaku, Fetahaj, Bozovic, Mankenda. Kryetrajner: Mirel Josa.
Vëllaznimi: Muhaxhiri, Bardhoku, Dragusha, Rudi, Sahiti, Morina, K.Gashi, E.Gashi, Zeneli, Ivani, Rugova. Kryetrajner: Ismet Munishi.
Gjyqtarë: M.Bejtullahu, B.Morina, A.Ejupi, S.Isufi