Me këtë rast, klubi i basketbollit të Prishtinës ka falënderuar për kontributin e dhënë Shtarin.
Përmes një postimi në llogarinë e Facebook-ut, Prishtina i ka uruar suksese ish-lojtarit dhe trajnerit të saj.
FALEMINDERIT ‘KOMANDO’
Ashtu si vetë jeta, çdo gjë ka një fillim dhe një mbarim.
Pas shumë vitesh kontribut në klub si lojtar dhe si trajner, erdhi momenti që përkohësisht të ndahemi me ty.
Së bashku fituam çdo betejë, çdo sfidë, çdo kundërshtar që na doli përpara.
Je pjesë e çdo suksesi të klubit, e çdo trofeu, je pjesë e EKIPIT TË HISTORISË.
Nuk do të themi ‘LAMTUMIRË’ pasi që e dimë se nëse jo si pjesë aktive e klubit, me zemër gjithmonë do të jesh pranë neve, pranë Plisave duke na përkrahur.
Edhe një herë, jo vetëm ne si klub, por e gjithë Prishtina të thotë:
"FALEMINDERIT FIKRET SHATRI"
FALEMINDERIT ‘KOMANDO’Ashtu si vetë jeta, çdo gjë ka një fillim dhe një mbarim. Pas shumë vitesh kontribut në klub si…
Posted by KB Prishtina on 2016-01-07