Site icon Telegrafi

Prishtina është e Babastars, thotë Cozman pas koncertit në Zone (Foto)

Hip hop yjet e Babastars, Majk dhe Cozman, kanë mbajtur një performancë spektakolare në një nga klubet më të mëdha në vend.

Zone Club ishte lokacioni ku të mërkurën mbrëma yjet e Babastars, Cozman dhe Majk, kanë realizuar një nga performancat më të mira së fundmi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Babastars

Ata performuan hitet e tyre më të mëdha ashtu sikurse të ‘labelit’, teksa ishte e vështirë të gjendej hapësira e lirë e stërmbushur nga të rinjt.

Vet reperi Cozman ka shprehur kënaqësinë për këtë performancë, duke thënë se Prishtina është e Babastars.

“Unë ju kam thënë këtë tash e sa kohë, kur vjen puna te Prishtina, Babastars e ka në dorë qysh moti”, ka shkruar Cozman në anglisht në zhargonin londinez në postimin e tij.

Babastars pritet të publikojnë së shpejti projektin e ri të tyre, “High 4”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version