Site icon Telegrafi

Prishtina “e veshur” nën petkun kuq e zi (Foto)

Mëngjesi i së hënës në tërë Kosovën sot ka zbardhur më ndryshe se herëve të tjera.

Në zemrat e të gjithëve sot rrahin ngjyrat kuq e zi, ngjyra këto për të cilat shekuj e vite me radhë shqiptarët luftuan e u bënë bashkë për t’i mbrojtur këto ngjyra të cilat u bënë simbol i bashkimit dhe atdhedashurisë.

Sot të gjithë shqiptarët e anë e kënd botës po shënojnë 104 vjetorin e shtetit të parë shqiptar, transmeton Telegrafi.

E pikërisht sot më 28 Nëntor, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po frymon kuq e zi. Që nga orët e para të ditës së sotme sheshet janë mbushur me tregtarët pjesëmarrës të panairit “Blej Shqip”, të cilët i kanë dhënë hijeshi kësaj feste.

Të shumtë janë edhe qytetarët që me familjet dhe shoqëritë e tyre ia kanë mësyrë qendrës në këtë ditë feste. Po ashtu tjetër hijeshi i kanë dhënë kryeqytetit edhe burrat me mustaqe të cilët e tash e sa vite me radhë pikërisht në këtë ditë mblidhen dhe parakalojnë nëpër sheshet e Prishtinës.

28 Nëntori do të mbetet gjatë në histori si data më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët./Telegrafi/

 

Exit mobile version