Telegrafi

Prishtina e shet Fazliun për 3 mijë euro

Ditë më parë Prishtina i kërkoi belgëve 23 mijë euro për ta liruar Fazliun, pasi lojtari kishte ende kontratë me bardhekaltërit, por në fund u treguan zemërgjerë, duke u pajtuar vetëm me 3 mijë euro.

“Nuk kemi dashur në asnjë mënyrë ta pengojmë Astritin dhe e kemi liruar për një shumë simbolike prej 3 mijë eurove”.

“Ai është një djalë shumë i sjellshëm dhe vetëm i dëshirojmë suksese në karrierë. Shpresoj ta përcjell fati në çdo ndeshje”, u shpreh një zyrtar i klubit të Prishtinës për Sport./Telegrafi/