Sot (e enjte) janë zhvilluar edhe tri ndeshje në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina e Re ka shënuar fitore bindëse ndaj skuadrës së Ligës së Dytë, Behari me rezultat 7-1. Het-trik për skuadrën prishtinase i realizoi Toni Salihu (11’, 31’ e 64′), derisa Salih Kosumi kontribuoi me dy gola (22’, 40’). Nga një gol e shënuan Ardit Hasani (53’) dhe Lorik Dobratiqi (89’).
Në 1/8 e finales kaloi edhe Vjosa, e cila si mysafire arriti të fitojë kundër Ulpianës dhe atë me përmbysje të rezultatit 2-11. Për fitoren e skuadrës nga Shtimja u përkujdesen Muhamed Llapashtica dhe Bashkim Selimi.
Kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të kësaj gare e ka siguruar edhe Suhareka, e cila e mposhti Trepçën, me rezultat 2-0.
Ndeshja e fundit e këtij rrethi zhvillohet nesër (e premte) në orën 12:00, ku përballen Dinamo dhe Vushtrria.
Pjesëmarrjen në 1/8-të e finales e kanë siguruar edhe Drita, Ballkani, Feronikeli ’74, Dukagjini, Prishtina, Llapi, Gjilani, Malisheva, 2 Korriku, Vëllaznimi, Trepça ’89 dhe Rilindja.
Rezultatet
Prishtina e Re – Behari 7:1
Suhareka 23 – Trepça 2:0
Ulpiana – Vjosa 1:2
E premte
Dinamo – Vushtrria
/Telegrafi/