Telegrafi

Prishtina e Re fiton Kupën e Kosovës për U-18, ndërsa Kerasani për U-16

(Foto: FBK)

Në palestrën “Jeton Tërstena -Tota” në Vushtrri janë zhvilluar finalet e Kupës së Kosovës në kategorinë U-16 dhe U-18 në konkurrencën e meshkujve.

Në kategorinë U-16 fitues i Kupës së Kosovës është shpallur Kerasan Prishtina, pasi në finale e ka mposhtur Trepçën me rezultat 67-38.

Ndërsa MVP i finales U-16 është shpallur basketbollisti i Kerasan Prishtinës, Dion Sheqiri.

(Foto: FBK)

Në finalen e kategorisë U-18, trofeun e Kupës së Kosovës e ka fituar Prishtina e Re, e cila e ka mundur Kerasan Prishtinën në një ndeshje mjaft dramatike dhe me plot kthesa në rezultat.

Takimi ka përfunduar me shifrat 56-52, thuhet në njoftimin e FBK-së.

MVP i finales së U18 është shpallur lojtari i Prishtina e Re, Meriton Ismaili, i cili ishte më i merituari për fitoren e skuadrës së tij.