Site icon Telegrafi

Prishtina e priti Vitin e Ri si asnjë herë më parë (Video)

Si asnjë herë më parë në vendin tonë, kryeqyteti e priti ndërrimin e moteve.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me RTV Dukagjinin, organizuan një koncert, të cilit iu bashkuan shumë qytetarë.

Në këtë koncert, performuan yje të estradës, duke filluar nga Ledri Vula, Lumi B, Dren Abazi e artistë të tjerë.

Para ndërrimit të datës, qielli mbi kryeqytet, u zbardh nga fishekzjarre të shumta, që shënuan ardhjen e vitit 2019.

Për spektakël por edhe për dhurata qytetarëve që iu bashkuan nismës “Prite në shesh”, u përkujdesën Donika Hyseni, Durim Xhema e Fisnik Zymi.

E se ishte kjo nata e dashurisë, e tregoi edhe kryetari, Shpend Ahmeti bashkë me gruan e tij.

“Prite në Shesh”, ka thyer të gjitha rekordet e pjesëmarrjes së qytetarëve në një aktivitet të tillë, ndërsa janë thyer edhe rekordet e shikueshmërisë.

Exit mobile version