Site icon Telegrafi

Prishtina, e pafuqishme ndaj Bregenzit

Skuadra bardh e kaltër ka qenë kundërshtar i denjë i ekipit austriak vetëm në pjesën e parë, ndërsa është dorëzuar tërësisht në atë të dytë, pas së cilës rezultati në semafor shënonte 22:28.

Kampioni i Kosovës ishte në avantazh konstant në 30 minutëshin e parë, por në fund të tij udhëtuesit shënuan gola të shpejtë dhe shkuan në pushim me avantazh prej një goli, 12:11.

Në pjesën e dytë Bregenz i tregoi dhëmbët dhe e filloi shkëputjen që nga fillimi. Falë lojës së shkëlqyeshme të Mayer e Gavranovic, epërsia e austriakëve për një moment shkoi deri në 7 gola (23:16).

Ata e ruajtën këtë rezultat deri në fund të ndeshjes. Loja e kthimit do të luhet pas një jave në Austri. Vetëm ndonjë mrekulli do të mund ta shpëtonte ekipin e Taip Kabashit nga eliminimi. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version