Klubi nga kryeqyteti, Prishtina, ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te mitrovicasit e Trepçës ’90 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ipko Superligës së Kosovës.
Prishtina ka arritur të nis me fitore sezonin e ri në futbollit kosovar, pasi ndeshja e javës së parë ndaj Gjilanit u shty.
Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta për gol, por vetëm Prishtina arriti të gjej rrugën e rrjetës.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 23-të të ndeshjes, ku Gauthier Mankenda kaloi për mrekulli dy apo tre futbollistë vendas dhe harkimi i tij u devijua gabimisht nga Elton Basriu, i cili me autogol kaloi Prishtinën në epërsi 0-1.
Në pjesën e dytë, vendasit patën diçka më shumë nga loja duke rrezikuar me anë të Renato Hyshmeri (66′) dhe Basriut (75′), por goditjet e tyre me kohë, njëra u largua nga vija fatale, ndërsa tjetra shkoi mbi traversë.
Megjithatë, në minutën e 77-të gjithçka u vështirësua për Trepçën ’89, pasi kapiteni Ylber Maloku përjashtohet nga loja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Deri në fund të takimit ndeshja pati shumë aksion dhe raste nga të dyja skuadrat, por ishte në fund Prishtina që iu gëzua golit të dytë me anë të Lorik Boshnjakut (90+), i cili vulosi fitoren me rezultat minimal 2-0.
Në ndeshjen e radhës, Prishtina e pret në shtëpi Drenicën, ndërsa ‘Minatorët’ udhëtojnë drejt Gjilanit. /Telegrafi/