Ekipi U-19 i Prishtinës ka shënuar një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e para të Ruhr Cup, që po mbahet për këtë grupmoshë në Dortmund të Gjermanisë, njofton Sporti1.
Prishtinasit e rinj, ndonëse shumë prej tyre janë edhe anëtar të ekipit të parë, kanë luajtur pa gola me ekipin e Wolfsburgut.
Në ndeshjen e dytë bardhekaltërit e ri kanë mposhtur moshatarët e tyre nga Greqia të akademisë së skuadrës së njohur, Olympiacos së Athinës, me rezultatin 2-1.
Të premten, Prishtina luan sërish dy ndeshje me kundërshtarët e tjera të grupit B. Bardhekaltërit e ri së pari takohen me ekipin e Borussia Monchengladbach, ndërsa në ndeshjen e dytë me ekipin e Zenit Petersburgut. /Telegrafi/