Të përzgjedhurit e Bylbyl Sokolit, i cili zyrtarisht debuton me fitore tek “bardhekaltrit”, gjatë terë lojës kanë qenë skuadër dominuese kundër të rikthyerit në elitën e futbollit tonë.
Prishtinasit pas nëntë minutave lojë përmes autogolit të Miftari kaluan në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilën u mbyll pjesa e parë.
Ndërkohë, edhe në pjesën e dytë ishin futbollistët e Prishtinës që e kontrollonin lojën në terren, dhe pas dhjetë minutave lojës me golin e Ahmeti (55) nga penalltia dyfishuan avantazhin në 2-0.
Ndërkaq, mysafirët nga Istogu në minutën e 88-të ia dolën që të ngushtojnë rezultatin në 2-1, pasi Mark Milicaj shënoi nga pika e bardhë, rezultat më të cilën u mbyll kjo sfidë dominuese nga prishtinasit.
Përfundimisht Prishtina arkëton trepikëshin e parë në sezonin e ri, derisa Istogut i mbetet që fitoren e para ta kërkojë në sfidën e radhës. /KP/Telegrafi/