Site icon Telegrafi

Prishtina e nëpërkëmb Trepçën

Pas gjashtë javësh në ndeshjen e shtatë pranverore, përforcimi i sulmit të Prishtinës, Kastriot Rexha shënoi golin e tij të parë për skuadrën kampione, që në fakt ishte një top i falur para portës së zbraztë në minutën e 21-të.

Fitorja ndaj Trepçës ishte fitorja e parë edhe për trajnerin e Prishtinës, Suad Keçi prej kur ai mori drejtimn e ekipit tri javë më parë.

Golat e tjerë për bardhekaltrit i shënuan, Argjent Malaj në minutën 68-të dhe Berat Ahmeti në atë të 83-të. Ekipi mitrovicas u dëmtua kur në pjesën përfundimtare të lojës u ndëshkua me karton të kuq, Kutllovci. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version