Site icon Telegrafi

Prishtina e mposhti Trepçën ’89 në Shqipëri

Derbi kosovar u luajt edhe një herë këtë sezon, kësaj radhe në Shqipëri, më saktësisht në stadiumin e Kukësit, “Zeqir Ymeri”.

Skuadra bardhekaltër ishte dukshëm më e mirë se Trepça ’89, e cila në këtë ndeshje ishte e përforcuar edhe me tre futbollistë shumë cilësor, si Kushtrim Lushtakun, Taulant Dajakun e Faton Zejnullahun.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa fitues edhe pse rastet më të mira i pati Prishtina por portieri i Trepçës ‘89, Manxholli, ishte në ditën e tij më të mirë dhe kështu loja u vendos me penallti, ku më e saktë ishte Prishtina që fitoi me rezultat 6-5./Telegrafi/

 

Exit mobile version