Prishtina e Mirel Josës nuk po njeh kundërshtarë këtë edicion, sidomos në ndeshjet e fundit, ku ka mposhtur këdo që i ka dalë përpara.
Në ndeshjen e mbetur të javës së 11-të, të zhvilluar sot, Prishtina mposhti Feronikelin me rezultat 1-0.
Goli e vetëm në këtë përballje e shënoi Mario Morina.
Shtatë fitore në po aq ndeshje.
Gjithçka nisi me fitoren në Prizren kundër Lirisë me golin e Abdul Basit Khalid.
Goli i parë i një sulmues, dhe që atëherë Khalid dhe Morina kanë shënuar nga katër herë, duke bërë që edhe sulmi i Prishtinës të funksionojë.
Pastaj vijnë fitoret në shtëpi me Llapin (2-1) dhe KEK-un (3-0).
Ndeshja me Llapin është ndeshja e fundit që Prishtina ka pranuar gol, pasi në pesë ndeshje radhazi e ka mbajtur portën të paprekur.
Fitorja e radhës dhe më bindësja ishte ndaj Gjilanit si mysafirë, ku fituan 3-0.
Dhe dy fitoret e fundit erdhën në Drenicë, ku mposhtën pikërisht Drenicën dhe Feronikelin me rezultatin e njëjtë (1-0).
Me 21 pikë radhazi, Prishtina tani ka 22 pikë, me 10 fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje.
Mbrojtja është pika më e fortë e kësaj skuadre, pasi ka pranuar vetëm katër gola.
Meritë e portierit Visar Bekajt, por edhe e mbrojtjes me Armend Thaqin, Leotrim Bekteshit, Armend Dallkut dhe Adbul Bashirus.
Një meritë e trajnerit Mirel Josa, që tashmë e ka vënë skuadrën e tij në rrugën e duhur dhe po i funksionon gjithçka.
Ai ka pasur kontestim nga tifozët dhe analistët, por kryesia e klubit bardhëekaltër, nuk e vëri asnjëherë në pikëpyetje dhe tani, po i buzëqeshin vendit të parë. /Telegrafi/