Prishtina edhe këtë edicion paraqitet nga raundi paraeliminator i Ligës së Evropës, ku bëjnë pjesë 14 skuadra.
Nuk konsiderohet i vështirë, por edhe edicionin e kaluar kishte befasi, megjithëse Prishtina e kishte kaluar.
Edhe këtë edicion kundërshtar i mundshëm mund të jetë Europa nga Gjibraltari (2.000), megjithëse Prishtina me 1.250 pikë të koeficientit mund të jetë bartëse dhe mos mund të takohet me skuadrat e “favorizuara”.
Cliftonville nga Irlanda e Veriut (2.500) njëherësh skuadra me koeficientin më të lartë.
Pas tyre vijnë Europa, pastaj dy skuadrat e Ishujve Faroe, NSI Runavik (1.750) dhe KI Klaksvik (1.250) dhe Sant Julia nga Andorra (1.250) dhe Jeunesse Esch të Luksemburgut (1.000). /Telegrafi/
Me gjasë të madhe, Prishtina mund të takohet nga njëra prej këtyre skuadrave.
Tre Fiori (San Marino) 1.000
Tre Penne (San Marino) 0.750 (nëse nuk e fiton titullin përball La Fiorita)
Barry Toën United (Uells) 0.825
Cardiff Metropolitan University (Uells) 0.825
Ballymena United (Irlandë e Veriut) 0.775
Gibraltar United ose St Josephs(Gjibraltar)
Engordany ose Inter Club Escaldes (Andorrë)