Ashtu siç edhe kishte premtuar trajneri bardhekaltër, Afrim Tovërlani, skuadra e tij luajti lojë të hapur dhe të bukur, edhe përkundër kushteve të vështira atmosferike. Prishtinasit ia dolën të shënojnë dy gola në pjesën e parë, një përmes Armend Thaçit (20’) dhe një tjetër e shtoi Artan Krasniqi në minutën e 37-të, për ta përmbyllur pjesën e parë me epërsi prej 0-2.
Edhe në pjesën e dytë mysafirët e kontrolluan ndeshjen, teksa Liridon Latifi vetëm se e vulosi këtë kur shënoi për 0-3 në minutën e 77-të.
Skuadra vendase arriti ta shënojë të paktën golin e nderit, dhe këtë e bëri Festim Krasniqi nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Prishtina e përmbyll sezonin vjeshtor në vendin e pestë me 27 pikë, ndërsa Hajvalia që është duke kaluar një formë të tmerrshme, radhitet në vendin e dhjetë në tabelë me 15 pikë. /Telegrafi/