Telegrafi

Prishtina e mbyll me humbje fazën grupore të FIBA Europe Cup, por kualifikohet

Z Mobile Prishtina është mposhtur në shtëpi nga skuadra Bakken Bears me rezultat 77-100.

Ishte kjo ndeshja e fundit e fazës grupore të FIBA Europe Cup, sfidë që u mendua të jetë festive, pasi u prit që të sigurohej pozita e parë.

Çereku i parë ishte më i mirë për vendasit, që krijuan epërsi prej nëntë pikësh dhe gëzuan shumë tifozë në palestër.

Por, gjithçka u rrënua në fund të pjesës së parë, pasi mysafirët shkëlqyen në çerekun e dytë duke shkuar në pushim me avantazh prej 11 pikësh.

Kjo diferencë u thellua deri në fund të takimit, i cili u mbyll me disvantazh prej 33 pikësh.

Më të mirët te Prishtina ishin Boukichou me 15 pikë, Myles me 14 pikë dhe Dardan Berisha me 12 pikë.

Me këtë humbje Prishtina nuk rrezikoi asgjë, pasi më parë siguroi kualifikimin nga vendi i dytë me katër fitore dhe dy humbje. /Telegrafi/