Site icon Telegrafi

Prishtina e mbuluar me borë, pamje nga kryeqyteti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shpërndarë disa fotografi të kryeqytetit, që në fundjavë u mbulua me borë.

Rama ka falënderuar qytetarët për fotografitë, ndërsa ka thënë “bashkatdhetarë mirë se vini”.

Reshje bore kanë rënë edhe në qytetet tjera, ndërsa nga Ministria e Infrastrukturës kanë konfirmuar se rrugët janë të kalueshme.

Sipas IHMK-së reshje bore do të ketë edhe gjatë ditëve tjera. Po ashtu, temperaturat kanë shënuar rënie.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius. /Telegrafi/

Foto: Flakon Zharku

Exit mobile version