Sigal Prishtian ka arritur fitore të madhe me 14 pikë epërsi në Bullgari ndaj Beroes në gjysmëfinalen e Ligës Ballkanike. Sfida përfundoi me rezultat 89-75.
Sigal Prishtina ishte pushtuese nga fillimi i takimit, pasi që krijoi epërsi prej 2 pikësh në fund të çerekut të parë.
Kjo epërsi vetëm sa u thellua për 2 pikë të tjera në fund të pjesës së parë.
Shpërthimi i madh ndodhi në çerekun e tretë, kur ekipi kosovar u shkëput edhe më shumë dhe epërsia shkoi në nëntë pikë.
Loja bindëse kulmoi me fitoren deri në 14 pikë epërsi në çerekun e katërt.
Abukar ishte mëi miri me double double prej 26 pikësh e 13 kërcimesh, teksa tjetër double double fantastik realizoi edhe Washburn me 25 pikë e 13 kërcime. Dardan Berisha realizoi 10 pikë.
Kjo fitore me 14 pikë epërsi i jep komoditet të madh Prishtinës për ndeshjen kthyese në kryeqytet, duke bërë që finalja të jetë vetëm formalitet në Ligën Ballkanike në rrugën drejt mbrojtjes së titullit. /Telegrafi/