Skuadra më e madhe në futbollin kosovar, Prishtina iu është kthyer fitoreve në elitën e futbollit kosovar.
Pas dy humbjeve radhazi nga Hajvalia e Drita, Prishtina ka mposhtur Lirinë 2-0 në kryeqytet.
Vendasit shënuan golin e parë vetëm pas katër minutash lojë, nëpërmjet sulmuesit vushtrrias Labinot Osmani.
Me të filluar pjesa e dytë, vendasit shënuan edhe golin e sigurisë nëpërmjet mbrojtësit Armend Thaqi që u shërbye nga Labinot Osmani.
Pas kësaj fitore Prishtina mbetet në pozitën e 10-të me 21 pikë të tubuara.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Llapi në duel me Istogun e fundit në tabelë.
Llapjanët triumfuan me rezultat të thellë 5-0, në shtëpinë e tyre falë një ndeshje fantastike.
Kushtrim Shabani, Visar Zogiani, Ilir Blakçorri, Benjamin Emini dhe Viktor Kuka realizuan golat për këtë fitore thellë të Llapit.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Hajvalia në përballje me Dritën 2-1.
Fuat Karabegu dhe Shkëlqim Pacolli shënuan për vendasit, ndërsa për Dritën realizues ishte Xhevdet Shabani. /Telegrafi/
Rezultatet:
E premte:
Vushtrria – Gjilani 0-1
E shtune:
Prishtina – Liria 2-0
Hajvalia – Drita 2-1
Llapi – Istogu 5-0