Site icon Telegrafi

Prishtina e fortë për Pejën

Në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës në Basketboll, skuadra vendase e nisi sfidën më mirë duke krijuar avantazh prej 23:11 në çerekun e parë.

Mysafirët u angazhuan në çerekun e dytë, megjithatë pjesa e parë përfundoi me 13 pikë diferencë për nikoqirët (44:31).

Loja më e mirë e kryeqytetasve vazhdoi edhe në dy fraksionet tjera, ashtu që e mbyllën sfidën me 18 pikë diferencë.

Kjo ishte humbja e parë e liderit të kampionatit në këtë edicion.

Duhet theksuar se Peja në këtë sfidë luajti pa Drilon Hajrizin dhe Boo Davisin, të cilëve iu është dhënë pushim që të rikuperohen për ndeshjen e të mërkurës ndaj Kozuvit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version