Site icon Telegrafi

Prishtina e fiton Kupën e Veteranëve në Mitrovicë

Në fundjavë është zhvilluar Final 4 në Kupën e Veteranëve.

Në Mitrovicë janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.

Në ndeshjen e parë, Prishtina ka mundur Trepçën me shifrat 81:50, derisa në sfidën e dytë, Vëllaznimi ka mundur Pejën 50:58.

Në finale Prishtina ka shënuar fitore kundër Vëllaznimit me rezultat 60:45.

Kupën e Kosovës për Veteranë për edicionin 2023-2024 e fitoi KBV Prishtina.

Lojtari MVP i turneut u shpall Edmond Azemi, i cili edhe ishte koshashënuësi më i mirë i turneut.

Kupën kapitenit Arsim Svirca dhe medaljet skuadrave finaliste i ndau Naim Hajrizi, Kryetar i Komisionit për Veteranë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version