Bashkimi luajti një lojë mjaft të mirë në pjesën e parë të takimit, duke u treguar superior në shumë aspekte.
Por, gjyqtari me vendime të dyshimta e bëri të veten dhe kështu pjesa e parë përfundoi me epërsi të lehtë të Bashkimit.
Pjesa e dytë u përcoll me dramë në fund, ku Warren me trepikëshin e tij u tregua vendimtar te Prishtina.
Bashkimi bëri gabime amatoreske në sekondat e fundit të takimit, kur në një kundërsulm të sigurt për 2 pikë, lojtari i Bashkimit rrezikoi pa nevojë për tri pikë, duke ia humbur shancin skuadrës së vet për fitore.
Dardan Bashkimi e luajti të plotë aksionin e fundit dhe kështu Prishtina fitoi në fund me rezultat 83-80.
Një prej më të mirëve ishte Dardan Berisha, i përcjellur nga Washburn dhe Aboukar.
Në finale do të përballen Sigal Prishtina dhe Peja, kurse ndeshja zhvillohet të dielën mbrëma. /Telegrafi/