Site icon Telegrafi

Prishtina e dëshiron kualifikimin

"Mendoj se kemi bërë një përgatitje optimale sa i përgatitjes sportive, ndërsa sa i përket përformancave taktike, mendoj që grupi relativisht mirë i ka kuptuar detyrat të cilat na presin gjatë gjithë kampionatit. Megjithëse, shpresoj që edhe më tutje do të perfeksionojmë këtë koncept që duam të aplikojmë".

"Kështu që, për nesër, pres një paraqitje ndryshe nga stinori i kaluar. Më shumë ritëm, më shumë angazhim dhe normalisht pres rezultat pozitiv. Për formacion ka kohë deri para fillimit të ndeshjes, edhe pse mund të konfirmojë që tani, nëse flasim me përqindje, diku 40-50 përqind do të jetë ndryshe nga ai i vjeshtës".

"Por, duhet theksuar edhe dy mungesa të mëdha, si Shend Kelmendi e Endrit Krasniqi, të cilët do të na bënin më të fortë, mirëpo nuk kemi çfarë të vajtojmë, sepse jam optimist për lojtarët që do të futen në lojë do të japin më të mirën e tyre”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Sami Sermaxhaj.

Ndërkohë i gatshëm për këtë përballje është treguar edhe mbrojtësi Liridon Kukaj.

“Sigurisht që kemi pasur mjaft kohë për t’u përgatitur dhe atë kohë e kemi shfrytëzuar maksimalisht. Po ashtu, mendoj se jemi përgatitur mjaft mirë fizikisht, taktikisht, e sidomos jemi përgatitur në forcën mentale".

"Dhe nesër mbetët për të parë gjithë këtë përgatitje tonë, sigurisht që jemi të gatshëm të dëshmojmë gjithë punën e bërë”, ka thënë para ndeshjes, mbrojtësi me përvojë, Liridon Kukaj. 

Exit mobile version