Mbrojtësi me përvojë Muhamed Useni e ka vazhduar kontratën me Prishtinën edhe për një vit.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut iu bashkua skuadrës bardhekaltër në fillim te edicionit të kaluar për t’u shndërruar në një nga shtyllat kryesore të kryeqytetasve.
Useini në total i ka zhvilluar 38 ndeshje me Prishtinën, në kampionat dhe Kupë, teksa i ka realizuar tre gola dhe e ka bërë një asistim.
Pas nënshkrimit të kontratës, mbrojtësi me përvojë është shprehur i lumtur që do të mbetet në kryeqytetin kosovar.
“FC Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe jam shumë i lumtur që e gjetëm gjuhën e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin”.
“Që nga dita e parë që kam ardhur në skuadër, jam munduar që ta jap më të mirën time në fushën e gjelbër. Për fat të mirë në këtë edicion e fituam edhe Kupën e Kosovës”.
“Besoj se edhe në edicionin e ri do të luftojmë për trofe ashtu siç Prishtina ka bërë gjithmonë”, ka deklaruar Useini. /Telegrafi/