Site icon Telegrafi

Prishtina e Besa fituan kryendeshjet

Liria dhe Vëllaznimi arkëtuan nga një pikë, ndërsa dështuan Trepça, Trepça’89, Hysi dhe Drenica.

Në xhiron e 19-të të Raiffeisen Superligës u shënuan gjithsej 10 gola që vlerësohet të jetë bilanc i varfër.

Pikët e shpresës i fituan, Gjilani që mposhti Drenicën, sikur edhe Lepenci që fitoi ndaj Hysit të e favorizuar.

Prishtina mundi Trepçën ’89, në një takim i cili nuk mund ta arsyetojë epitetin e derbit. Fitoren më të thellë në këtë javë e shënoi Besa, e cila mposhti Dritën me rezultat 3:0. Pas kësaj fitore pejanët dëshmuan se mund t’ua prishin planet skuadrave pretenduese në vazhdim të kampionatit.

Kampionatit i prin Prishtina me 38 pikë, ndërsa në vend të dytë gjendet Vëllazënimi me pesë pikë më pak.

Rezultatet:
Prishtina – Trepça’89 2:1 ,
KEK-u – Liria 1:1
Gjilani – Drenica 1:0
Besa – Drita 3:0
Trepça – Vëllaznimi 0:0
Lepenci – Hysi 1:0

Në xhiron e 20-të takohen:
Trepça’89 – Lepenci
Hysi – Trepça
Vëllaznimi-Besa
Drita – Gjilani
Drenica – KEK-u
Liria – Prishtina

/Telegrafi/

Exit mobile version