Site icon Telegrafi

Prishtina e bën Ramën që të japë dorëheqje

Rama e ka ofruar dorëheqjen me të përfunduar pjesë e parë kur Besa ishte duke pësuar humbje me rezultat 3-0.

Dorëheqja e Ramës është konfirmuar nga zyrtari i klubit pejan, Barlet Imami. “Pas pjesës së parë, duke e parë rezultatin, trajneri Rama e ka ofruar dorëheqjen. Ai nuk ka mundur t’i arrijë objektivat, prandaj e ka parë më të rrugës që të tërhiqet”, ka thënë Imami, për Express.

Edhe pse ishte njëra prej skuadrave më të përforcuara gjatë dimrit, Besa nuk e arsyetoi këtë me rezultate. Pejanët gjenden në pozitën e shtatë me 29 pikë, jo fort larg ekipeve që rrezikojnë për të rënë nga Superliga.

Ju kujtojmë se Rama kishte ofruar dorëheqje edhe në tetor të vitit të kaluar pas humbjes 3-0 ndaj Lirisë, por kryesia e kishte refuzuar kërkesën e tij.

Kryesia e klubit do të mblidhet shumë shpejt për ta shqyrtuar vendimin e Ramës dhe për t’i marrë vendimet e mëtutjeshme. /Telegrafi/

Exit mobile version