Sigal Prishtina ka pësuar humbje kundër Kumanovës si mysafire me rezultat 86:65
Prishtina vetëm në pjesën e parë ishte e barabartë, pasi në pjesë e dytë u dorëzua plotësisht.
Çereku i parë u mbyll me rezultat me rezultat 22:15, ndërsa në çerekun dytë Prishtina ishe më e mirë ku fitoi 14:20.
Ky ishte çereku i vetëm i fituar nga Prishtina.
Në çerekun e tretë maqedonasit e bën dallimin, ku fituan 30:15.
Rezultati pas katër çerekësh ishte 86:65.
Më të mirët në parket për Prishtinën ishin Rhett me 21 pikë, Hinds me 15 e Hajrizi me 14 pikë.
Te Kumanova shkëlqeu Kostoski me 29 pikë.
Prishtina tani ka dy fitore dhe tri humbje duke mbajtur pozitën e fundit në grup. /Telegrafi/