Site icon Telegrafi

Prishtina do të ketë ujë pa ndërprerje natën e Vitit të Ri

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se ka bërë të gjitha përgatitjet teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, që t’u sigurojë atyre furnizim të rregullt me ujë të pijshëm në natën e ndërrimit të mot moteve.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 h (tel. 044/520-270) pandërprerë, në rast të paraqitjes së ndonjë avarie serioze, që mund të shkaktojë ndonjë çrregullim në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Reduktimet e planifikuara teknike që rezultojnë me ndërprerje uji zakonisht rreth orës 23:00, sonte nuk do të jenë prezente, thuhet në njoftimin e Kompanisë. /Telegrafi

Exit mobile version