Madje, bardhekaltërve nuk po u pritet fillimi i pjesës së dytë të kampionatit, pasi thonë se do të jenë shumë më të fortë se sa gjatë sezonit vjeshtor. Andaj, ata vazhdojnë të besojnë se në fund do t’i gëzohen përsëri titullit të kampionit.
“Po, unë besoj në titull të kampionit. Me shumë punë gjatë fazës përgatitore unë jam i bindur se do ta arrijmë qëllimin”, citohet të ketë thënë Malaj për Arenën.
“Prishtina është Prishtinë dhe titulli gjithnjë është synimi ynë”, theksoi mesfushori bardhekaltër. /Telegrafi/