Site icon Telegrafi

Prishtina dhe Ulqini, diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim një delegacion nga Komuna e Ulqinit, të prirë nga kryetari, Nazif Cungu.

Në u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy qyteteve, sidomos në fushën e turizmit, por edhe në fusha tjera, si për shembull atë të legalizimit të objekteve, proces ky që është duke u zhvilluar Komuna e Prishtinës, e për të cilin ka nevojë edhe Komuna e Ulqinit, sidomos për objektet turistike.

Të dy kryetarët u dakorduan që të përcaktojnë temat e bashkëpunimit dhe në muajin maj të zhvillojnë edhe një takim në Ulqin. /Telegrafi/

Exit mobile version