Site icon Telegrafi

Prishtina dhe Standard de Liege, të zhvillojnë një ndeshje miqësore

Gjatë takimit tejet miqësor dhe mbresëlënës, u diskutua për futbollin në veçanti, për talentet e futbollit prishtinas dhe sidomos u komentua debutimi dhe paraqitja e shkëlqyer e Enis Gavazajt në kampionatin belg me skuadrën KAA Geent.

Pas paraqitjeve të mira të ish-talentit të FC Prishtina, Enis Gavazaj, presidenti i klubit belg, “Standard”, shfaqi interesimin e tij për Klubin e futbollit Prishtina, u bisedua rreth mundësisë së bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy klubeve dhe mundësinë e hapjes së dyerve për talentet tjera të FC Prishtina.

Ejupi është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur me këtë takim, frytet e të cilit do të pritet të shfaqen në të ardhmen me transferimin e futbollistëve tjerë në kampionatin belg dhe skuadrën e Standardit.

Po ashtu u la mundësia edhe për një ndeshje miqësore ndërmjet FC Prishtina dhe Standard de Liege, skuadër kjo lidere e kampionatit belg dhe favorit kryesor për t’u stolisur me titullin e kampionit të këtij vendi.

Roland Duchatelet është themelues i suksesshëm i disa ndërmarrjeve dhe korporatash mikro-elektronike, diplomat dhe anëtar i senatit belg dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në Belgjikë, pronar i skuadrave të futbollit, Standard Liezh (de Liege) Belgjikë, Chartlon Athletic F.C. (Angli), Carl Zeiss Jena (Gjermani) dhe Alcorcon (Spanjë). /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version