Telegrafi

Prishtina dhe Shkupi të gatshëm të bashkëpunojnë në energji

Temë e diskutimit në këtë takim ishte bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Maqedonisë në fushat e energjisë dhe minierave.

Ministrja Pula me këtë rast ka paraqitur një një ekspoze të shkurtër të problematikës se punës dhe aktiviteteve të Ministrisë që ajo drejton dhe ka shfaqur nevojën për institucionalizim e një bashkëpunimi të gjërë me interes reciprok për të dy vendeve tona.

Gjatë takimit Ministrja Pula ka propozuari arritjen në një periudhë të aftër të një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi ndërshtetëror në nivel të dy ministrive përkatëse për sektorin energjetik, propozim të cilin Ministri Besimi e priti me kënaqësi.

Në anën tjetër Ministri Besimi, ka shprehur gatishmërinë e tij si ministër për të shtuar ndjeshëm bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis Maqedonisë dhe Kosovës në fushën e energjisë.

Ai ofroi gatishmërinë e Ministrisë qe ai drejton për të vënë në dispozicion të MEM-it eksperiencën e Maqedonisë në reformimin e sektorit energjetik dhe tërheqjen e investimeve private.

Ndër çështjet kryesore të diskutuara në takim ishin ato lidhur me ecurinë e reformave të sektorit energjetik në secilin vend dhe nevoja për shkëmbim të ndërsjellë të informacionit dhe eksperiencës, ecuria e procesit të angazhimit të sektorit privat me investime në këtë sektor, zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve interkonektuese të energjisë elektrike midis dy vendeve, si dhe shtimi i bashkëpunimit sa i përket përshpejtimit të procesit të integrimeve Evropiane dhe plotësimit sa më të mirë të obligimeve që rrjedhin nga Traktati për Komunitetin e Energjisë.

Ministrja Pula gjithashtu u interesua për të marrë eksperiencën e Maqedonisë të koncesionimit të burimeve natyrore, përfshirë ato minerare, me proces te hapur konkurrues ndërkombëtar.

Në përfundim të takimit u ra dakord që sapo të arrihet marrëveshja e bashkëpunimit midis dy vendeve për sektorin e energjisë, të aktivizohen edhe grupet teknike punuese për zbatimin me sukses të saj. /Telegrafi/