Site icon Telegrafi

Prishtina dhe Podujeva sot nuk do të kenë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm

Foto: Ilustrim

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” njofton se konsumatorët e Prishtinës dhe të Podujevës sot mund të mos kenë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.

KRU “Prishtina” njofton se kjo mund të ndodh për shkak të disa punimeve teknike.

“Për shkak të disa punimeve teknike në gypin transportues SP Batllavë – FPU Albanik , gjatë ditës së nesërme 7 gusht 2021, e shtunë , ju njoftojmë se mund të ketë çrregullim me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për konsumatorët e Podujevës dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version