Telegrafi

Prishtina dhe Peja prijnë me numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19

Foto: Ilustrim

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 111 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 12 mijë e 448 numrin e personave të infektuar me virus.

Po ashtu, për gjatë kësaj kohe janë shëruar 159 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8 mijë e 505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 476, përcjell Telegrafi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 10 pacientë, duke çuar në 467 numrin e viktimave.

Nga rastet e fundit të konfirmuar me COVID-19, më së shumti janë nga Komuna e Prishtinës me gjithsej 25 raste dhe Pejës më 13 raste.

Komuna e Gjilanit më 10 raste, Komuna e Gjakovës dhe Mitrovicës më 7 raste, Komuna e Vushtrrisë më 6 raste, Komuna e Ferizajt më 5 raste.

Kurse, Komuna e Drenasit, Obiliqit dhe Podujevës më 4 raste, ndjekur nga Komuna e Fushë Kosovës, Klinës, Rahovecit dhe Skenderajt më 3 raste. Me nga dy raste janë Komuna e Deçanit, Malishevës, Prizrenit dhe Vitisë.

Me nga 1 rast janë komunat Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime. /Telegrafi/