Site icon Telegrafi

Prishtina dhe Flamurtari e zhvillojnë ndeshjen e mbetur, Armend Thaqi beson te fitorja

Prishtina do ta pres Flamurtarin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e mbetur të javës së 23-të të IPKO Superligës.

Prishtina ka 22 fitore, 10 ndeshje janë mbyllur baras dhe 7 fitore i takojnë Flamurtarit.

Kryeqytetasit përballet me mungesa, pasi Basid Khalid mbetet i suspenduar dhe dy-tre futbollistë tjerë që kanë lëndime të lehta.

Mbrojtësi Armend Thaqi ka folur para ndeshjes, duke thënë se nuk ka alternativa tjera përveç fitores.

“Po kthehemi nga pushimi më i gjatë se sa i ekipeve tjera dhe mendoj që na ka bërë mirë para përballjes me kundërshtarin që na ka shkaktuar më së shumti probleme në këtë edicion duke mos arritur ta mposhtim asnjëherë”.

“Në fakt na pret ndeshje e vështirë, por ne nuk kemi alternativë tjetër, nuk na lejohen më gabime dhe normalisht duke synuar të zhvillojmë lojë  të mirë t’i fitojmë tre pikët”.

“Atmosferën në skuadër e kemi shumë të mirë megjithëse kemi probleme me mungesa duke mos e ditur se a do të mund të startojnë disa prej tyre apo jo, për çka do të vendosin trajnerët, por e jona është të japim maksimumin për tre pikët më se të domosdoshme”, ka thënë mbrojtësi i djathtë, Armend Thaqi.

Ndeshja do të transmetohet në Super Sport Kosova 1. Ndeshjet mund t’i shikoni duke u abonuar në platformën IPKO. Për më shumë vizitoni faqen ipko.com. /Telegrafi/

Exit mobile version