Telegrafi

Prishtina dhe Ferizaji prijnë me numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 71 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 14 mijë e 637 numrin e personave të infektuar me virus.

Po ashtu, për gjatë kësaj kohe janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11 mijë e 435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 606, përcjell Telegrafi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 7 pacientë, duke çuar në 596 numrin e viktimave.

Nga rastet e fundit të konfirmuar me COVID-19, më së shumti janë nga Komuna e Prishtinës me gjithsej 13 raste dhe Ferizajt më 7 raste.

Lexo po ashtu Edhe shtatë persona të vdekur, 71 të infektuar dhe 163 të shëruar nga coronavirusi në Kosovë

Komuna e Pejës më 5 raste, me nga 4 raste janë Komuna e Fushë Kosovës, Gjakovës, Podujevës, Prizrenit, Rahovecit dhe Vitisë.

Komuna e Gjilanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë më 3 raste, kurse Komuna e Dragashit dhe ajo e Mitrovicës me nga 2 raste.

Me nga një rast janë komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë. /Telegrafi/