Prishtina dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në BKT Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë nikoqir të klinasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 13:00.
Vendasit vijnë nga një formë e luhatshme, por duan vetëm tri pikë në ndeshjen debutuese të trajnerit të ri, Abdulah Ibrakovic.
Në anën tjetër, edhe ekipi i Armend Dallkut vjen nga një formë e përzier, por synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë te ish-skuadra e tij.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Prishtina: Halimi; B.Krasniqi, Bekteshi, Mici, Abazi; Boshnjaku, Karabeci; Hoti, E.Krasniqi, Tolaj; Kryeziu;
Dukagjini: Haxhihamza; Kuqi, Basriu, Dallku, Syla; Ahmeti, Shabani, Jashanica; Carioca, Januzi, Merlaku;
/Telegrafi/