Prishtina është nikoqire e Dukagjinit të Klinës në një ndeshje vendimtare për dy skuadrat.
Dy skuadrat janë në luftë për t’i ikur pozitës së barazhit dhe kjo ndeshje pritet të jetë tejet interesante.
Pikët janë shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat dhe pritet një luftë brenda fushës së blertë.
Dy trajnerët, Abdulah Ibrakovic dhe Armend Dallku tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Halimi, Mici, Pllana, Abazi, Karabeci, Boshnjaku, Mankenda, Zyba, E.Krasniqi, Hoti, Kryeziu.
Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Basriu, Syla, Shala, Shabani, Ahmeti, Carioca, Gashi, Merlaku, Nikolic. /Telegrafi/