Site icon Telegrafi

Prishtina dhe Drenica ndahen në paqe në kryeqytet

Prishtina dhe Drenica kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të xhiros së 30-të në BKT Superligë.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, pasi pikët janë mëse të nevojshme si për Prishtinën ashtu edhe për Drenicën.

E për ta parë golin e parë në ndeshje, tifozët pritën deri në minutën e 37-të.

Ishte sulmuesi gjilanas i Prishtinës, Leotrim Kryeziu që realizoi për t’i dhënë epërsinë bardhekaltërve.

 

Por epërsia e prishtinasve nuk zgjati shumë, pasi Drenica barazoi shifrat në 1-1 në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të sulmuesit Osman Mëziu.

Në pjesën e dytë dy skuadrat kishin disa raste të mira, por që gola më nuk pati dhe sfida u mbyll pa fitues 1-1.

Me këtë pikë të fituar, Prishtina mbetet në vendin e pestë në tabelë me 39 sosh, derisa Drenica e shtata me 36 pikë.

Ndeshjen e radhës Prishtina e zhvillon në udhëtim te Gjilani, derisa Drenica është nikoqire e Ulpianës. /Telegrafi/

Exit mobile version