Telegrafi

Prishtina dhe Drenica luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Prishtina pret Drenicën në kuadër të xhiros 30-të në BKT Superligë.

Dy skuadrat janë në luftë për të siguruar një vend në elitë edhe për edicionin e ardhshëm pasi gjendja në tabelë nuk është e mirë për asnjërën.

Kampioni në fuqi i Kosovës aktualisht zë vendin e pestë në tabelë me 38 pikë, derisa Drenica ndodhet në të shtatin me tri pikë më pak.

Dueli mes rivalëve Prishtinës dhe Drenicës zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 14:00.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Halimi, Krasniqi, Mici, Pllana, Tomasevic, Boshnjaku, Zyba, Mankenda, Krasniqi, Kryeziu, John.
Drenica: Shala, Veliqi, Dushi,Bejta, Lushtaku, Gashi, Thaqi, Hamiti, Zabërgja, Mëziu, Abazi.
/Telegrafi/