Telegrafi

Prishtina dhe Bashkimi eliminohen nga Liga Ballkanike me humbje

Sigal Prishtina ka pasur humbjen e shtatë në dhjetë ndeshje. Skuadra bardhëekaltër ka pësuar nga Kozuv me rezultat 73:65.

Ne anën tjetër Bashkimi ka rivalizuar deri në fund Tivatin, por që nuk ka arritur.

Rezultati në fund ishte 76-79, por në aksionin e fundit prizrenasit nuk arritën të shënojnë.

Te Bashkimi u dalluan Korac me 27 pikë dhe Locke me 26 pikë. /Telegrafi/