Prishtina dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë nikoqir të klubit nga Theranda në takimin e vlefshëm për javën e 18-të, takim që zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 13:30.
Vendasit vijnë në këtë me formë të lartë me katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit dhe synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive me një fitore.
Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë në formë të mirë nga fillimi i sezonit dhe do të tentojnë të kthehet në Therandë me rezultat pozitiv.
Sikurse Zekirija Ramadani, ashtu edhe Ismet Munishi kanë zgjedhur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici; Zyba, Lilaj; Abazi, E.Krasniqi, John; Kryeziu;
Ballkani: Rugji; Thaqi, Berisha, Sinani, Potoku; Kuc; Gripshi, Baftiu, Korenica, Zeka; Daku;
/Telegrafi/