Prishtina dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 35-të në BKT Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë nikoqir të gjilanasve në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 15:00.
Vendasit që do të udhëhiqen nga Debatik Curri vijnë nga dy fitore radhazi dhe synojnë të treten, pasi mund ta sigurojnë ikjen nga pozita e barazhit.
Në anën tjetër, mysafirët e Ardian Nuhiut kanë një humbje dhe tri barazime radhazi duke pasur fokusin te finalja e Kupës, por kjo nuk do të thotë se nuk luajnë për rezultat pozitiv.
Vendasit startojnë me formacionin më të mirë të mundshëm, ndërsa Nuhiu ka bërë disa ndryshime të vogla në formacion.
Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Pllana, Mici, Abazi; Boshnjaku, Zyba; Mankenda, E.Krasniqi, Hoti; Kryeziu;
Drita: Rexhepi; P.Islami, Limani, Cuculi, Blakqori; Broja, D.Islami, Namani; Kryeziu, Simonovski, Ajzeraj;
/Telegrafi/