Site icon Telegrafi

Prishtina dënohet me dy ndeshje pa shikues

Vendimi për dënimin e Prishtinës është marrë të premten nga KD-ja, por është bërë publik vetëm të dielën pasdite, pas interesimit të gazetës. Ishte zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha, ai që bëri të ditur vendimin e Komisionit Disiplinor. Vendimi nuk është publikuar në uebfaqen zyrtare të FFK-së, ashtu siç ndodh rëndom pas ndonjë vendimi të komisioneve të FFK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Komisioni i Garave qysh më 1 dhjetor kishte iniciuar procedurë disiplinore ndaj Prishtinës për lëshim në organizimin e ndeshjes së fundit të stinorit vjeshtor të Superligës kundër Trepçës ’89 (3:2). Kjo ndeshje nuk pati rrjedhë të mirë në minutat e fundit, pasi një shikues vendas u fut në fushë dhe provoi të sulmonte fizikisht arbitrin anësor Jakup Musolli.

"Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me dy ndeshje pa shikues klubin e futbollit Prishtina. Vendimin KD-ja e ka marrë të premten", ka thënë zëdhënësi i FFK-së, Berisha. 

Exit mobile version